Synimi

Thelbi i projektit DRIVE konsiston në realizimin e nëntë programeve 3 ditore të trajnimit me intensitet të lartë – tri për çdo vend ballkanik (Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina) – në të cilat bashkohen palët e interesit të përfshira në SH-R-R të secilit shtet. Secili prej trajnimeve në secilin shtet do të bashkojë akterë institucionalë, bashkëpunimi i të cilëve konsiderohet veçanërisht i nevojshëm, p.sh. subjektet tregtare private dhe institucionet korrektuese (për të promovuar trajnimin profesional në burg), politikëbërësit kombëtarë dhe lokalë, akterët e komunitetit dhe shërbimet sprovuese.

Programi i trajnimit bazohet në 6 shtylla dhe do të kombinojë qasje të ndryshme të të nxënit si dhe aktivitete të rrjetëzimit.

Kurset e trajnimit kanë për qëllim

  • ngritjen e vetëdijesimit dhe ndërtimin e njohurive dhe shkathtësive të palëve të interesit të angazhuara për SH-R-R;
  • lehtësimin e rrjetëzimit mes palëve të interesit duke ndërtuar në këtë mënyrë besimin ndërinstitucional, dhe duke lehtësuar kështu bashkëpunimin.

Produktet

Në këtë seksion mund të gjeni

  • Mjetet dhe rekomandimet e politikave
  • Programe trajnimi
  • Fletët e aktiviteteve
  • Dokumentacion mbështetës