Konteksti
Projekti Drive
Synimi
Objektivi i përgjithshëm i DRIVE është të parandalohet përhapja e terrorizmit islamik në skajet e BE-së përmes zhvillimit dhe përhapjes së qasjeve efikase dhe inovative në lidhje me SH-R-R, duke synuar forcimin e kapaciteteve të Ballkanit Perëndimor për të menaxhuar kërcënimet që lidhen me islamizmin militant. Përmes një serie hapash që përfshijnë hartëzimin e praktikave dhe politikave dhe një shkëmbim të njohurive dhe praktikave më të mira, DRIVE do të rezultojë në publikime konkrete (protokolle, modele dhe rekomandime) në lidhje me aspektet thelbësore brenda fushës së gjerë të SH-R-R-së, duke përfshirë bashkëpunimin e palëve të interesit, vlerësimin e riskut, përfshirjen e komunitetit në SH-R-R dhe trajtimin e segmenteve veçanërisht të cenueshme si ekstremistet femra dhe të mitur dhe LHT të kthyer.