Praktika për SH-R-R: gjashtë shtyllat
Praktikat për SH-R-R janë ende një aspekt i rëndësishëm, por ende i pastudiuar sa duhet i trajektoreve të (de)radikalizimit në vendet që riatdhesuan individë që ishin përfshirë në promovimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe morën pjesë në konflikte të huaja. Ekziston konsensus në rritje që praktikat për SH-R-R kërkojnë përshtatje në nivel komuniteti në mënyrë që të sigurohet ndikim optimal për deradikalizimin.
Sipas kësaj dhe në përputhje me studimet për SH-R-R, DRIVE nënvizoi gjashtë (6) shtylla kryesore:
- Bashkëpunimi ndërqeveritar/ndërinstitucional;
- Mjetet e vlerësimit të riskut;
- Programet e rehabilitimit të bazuara në burg;
- Gatishmëria e praktikuesve të vijës së parë;
- Masat për riintegrim; dhe
- Kategoritë e cenueshme (gratë dhe të miturit)
Caku i analizës
Bazuar në kontekstin e vendeve dhe qasjen e tyre ndaj SH-R-R, institucione të ndryshme janë të angazhuara në aktivitetet për SH-R-R. Palët e interesit për SH-R-R për të cilët duhet të analizohen roli i tyre në SH-R-R janë si më poshtë:
- Ministria e Punëve të Brenda
- Organet qeveritare për zbatimin e strategjisë për R-R në nivel kombëtar
- Ministria e Drejtësisë
- Shërbimet Korrektuese dhe Sprovuese
- Komunat lokale
- Organizatat e shoqërisë civile
- Media dhe gazetarët
- Organet Lokale të Sigurisë dhe Sigurimit
- Ministria e Kulturës dhe Mirëqenies Sociale
- Donatorë ndërkombëtarë dhe lokalë
- Sistemi i Arsimit Publik (sistemi i arsimit fillor dhe i mesëm)
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Qendrat rajonale dhe lokale për punë sociale.
- Komuniteti
- Policimi në Bashkësi
Publikime
Në këtë seksion, mund të gjeni, metodologji, Raporte të Vendeve dhe raporte krahasuese që synojnë të ofrojnë një analizë krahasuese të praktikave për SH-R-R në nivel institucional dhe komuniteti në rastet studimore të vendeve përkatëse, me qëllim që:
- Të sigurohet një përmbledhje tematike e bazës ligjore për praktikat dhe politikat për SH-R-R në vendet përkatëse;
- Të vlerësohet efikasiteti i praktikave specifike të shteteve për SH-R-R dhe të nxiten praktikat më të mira në formën e rekomandimeve.
- Të sigurohet vlerësimi i nevojave për të zhvilluar mjete mbështetëse dhe module trajnimi me qëllim përmirësimin dhe shkëmbimin e praktikave për SH-R-R
Country reports
Policy recommendations
- Pillar 1: Inter-governmental/inter-institutional collaboration Eng – Sq – Bs – Mk
- Pillar 2: Risk Assessment tools Eng – Sq – Bs – Mk
- Pillar 3: Prison-based rehabilitation programs Eng – Sq – Bs – Mk
- Pillar 4: Preparedness of Frontline Practitioners Eng – Sq – Bs – Mk
- Pillar 5: Re-integration measures Eng – Sq – Bs – Mk
- Pillar 6: Vulnerable categories (women and minors) Eng – Sq – Bs – Mk
Newsletter
The newsletter will be published every two months and will contain information on the project’s activities, a section dedicated to the publications produced by our team of experts, a literature review section and a section dedicated to the promotion of other projects in line with the founding objectives of DRIVE.