Me seli në Amsterdam, Fondacioni Evropian për Studimet e Azisë Jugore (EFSAS)është një institucion hulumtues i pavarur dhe jofitimprurës për studimin e politikave.

EFSAS fokusohet në temat politike, ekonomike dhe socio-kulturore në Azinë Jugore, me fokus të veçantë në çështje si Terrorizmi, marrëdhëniet Indi-Pakistan dhe konflikti i Xhamu dhe Kashmirit.

EFSAS ofron analiza të thelluara strategjike, hulumtime, të dhëna statistikore, këshilla dhe parashikime për politikat në lidhje me zhvillimet në fushat e politikës, ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, menaxhimit të konflikteve, të drejtave të njeriut, sigurisë, diplomacisë, çështjeve strategjike dhe zgjidhjes së konflikteve.

Lexoni më shumë rreth EFSAS…

Ares 2.0 është kompani e specializuar për studime socio-ekonomike, komunikim institucional, menaxhim projektesh komplekse dhe trajnime.

Aktualisht kompania operon përmes një rrjeti prej 35 ekspertësh studimorë në shkencat statistikore, ekonomike dhe sociale, trajnerë, krijues komunikimi, prodhues video, dizajnerë dhe ekspertë të menaxhimit.

Fushat me interes të konsoliduar të ARES 2.0 janë: tregu i punës dhe trajnimi profesional, qëndrueshmëria dhe siguria, mirëqenia, politikat sociale dhe qytetaria, ekonomia e padeklaruar dhe kriminaliteti, zhvillimi lokal dhe konkurrueshmëria e biznesit, politika industriale dhe Made in Italy. Me këtë konfigurim, ARES 2.0 ka përpunuar 76 produkte studimore, 46 aktivitete komunikimi dhe 105 produkte audiovizuale gjatë pesë viteve të fundit.

Prej vitit 2013, duke ndjekur sfidat dhe mundësitë që vijnë nga tregu global, Ares filloi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe themeloi një njësi projektesh evropiane. Duke përdorur ekspertizën dhe rrjetin e zhvilluar në menaxhimin e projekteve komplekse kombëtare krahas burimeve të reja të specializuara në menaxhimin e projekteve evropiane, sot ARES 2.0 është një kompani e aftë të kapë dhe shfrytëzojë mundësi heterogjene financimi që vijnë nga sistemi Komunitar dhe zhvillojnë projekte studimore dhe intervenime sociale në fusha të ndryshme.

https://ares20.it/

Qendra për Studime të Sigurisë (CSS), e themeluar në vitin 2001 dhe me seli në Sarajevë, është një ndërmarrje e pavarur për studime, edukim dhe trajnim, e dedikuar për të inkurajuar debatin e informuar mbi çështjet e sigurisë dhe për të promovuar dhe mbështetur strukturat dhe proceset demokratike në politikën e jashtme dhe të sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Qendra për Studime të Sigurisë përbëhet nga një stafi themelor lokal me sfond dhe përvoja të ndryshme në fushën e sigurisë dhe studimeve të ngjashme.
Sekretari i Përgjithshëm i Qendrës për Studime të Sigurisë është Benjamin Plevljak, MA në shkencat politike (Studime të Sigurisë dhe Paqes).

http://css.ba/

Egmont – Instituti Mbretëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare është një institut i pavarur me seli në Bruksel. Studimet e tij ndërdisiplinore kryhen në frymën e lirisë totale akademike. Duke u mbështetur në ekspertizën e studiuesve të vet, si dhe të specialistëve të jashtëm, belgë dhe të huaj, ai ofron analiza dhe opsione të politikave që synohen të jenë sa më funksionale.

Duke përfituar nga roli i Brukselit në arenën globale dhe nga mjedisi prestigjioz i Pallatit Egmont, Instituti ofron një forum ideal për vizita nga krerë të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ministra të jashtëm dhe figura të tjera politike. Konferencat, kolokiumet dhe seminaret e ushqejnë punën e bashkëpunëtorëve shkencorë. Ato gjithashtu u japin pjesëmarrësve mundësinë për të shkëmbyer mendime me specialistë të tjerë dhe me një publik të mirëinformuar të përbërë nga përfaqësues të sferës politike, ekonomike dhe akademike, mediave dhe shoqërisë civile.

Krahas studimeve dhe takimeve, Instituti ka zhvilluar edhe aktivitete të specializuara trajnimi, si në Bruksel ashtu edhe jashtë shtetit. Ai, sipas kërkesës, mund të ofrojë programe specifike për diplomatët vizitorë dhe rezidentë dhe profesionistët e huaj. Bashkëpunimi i ngushtë me qendra të tjera studimore, si në Belgjikë ashtu edhe në Evropë dhe më gjerë, ka rezultuar në një numër në rritje të konferencave të përbashkëta dhe në bashkëpunime më të strukturuara për hulumtime dhe botime. Kjo ka rezultuar të jetë reciprokisht e dobishme dhe pasuruese.

https://www.egmontinstitute.be

Shoqata e qytetarëve “Nexus – Koncepti Civil” është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare dhe jopartiake, qëllimi themelor i së cilës është Promovimi dhe Avancimi i Demokracisë. Ne besojmë se demokracia e ka një vlerë, por është ende e brishtë dhe varet nga cilësia e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe shtetit. Synimi ynë është të stimulojmë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, për t’i përmbushur me mjete jo të dhunshme idealet për të drejtat dhe liritë e njeriut përmes përmirësimit të shkathtësive, njohurive dhe përdorimit të burimeve në dispozicion.

https://nexus.org.mk/

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është qendër e pavarur për politika të hulumtimit e themeluar në prill 2008 në Prishtinë – Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe reformave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe qëndrueshmërinë.

Objektivat Kryesore dhe Qëllimet

E themeluar në 2008, interesi kryesor i QKSS është që të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke u bazuar në qeverisje të mirë. Përreth një dekadë, QKSS ka ndërtuar dhe ofruar ekspertiza alternative në studimet e sigurisë, duke plotësuar një boshllëk në një kontribut të kufizuar akademik në këtë fushë në Kosovë.

QKSS synon të rrisë efektivitetin duke mbështetur programet RSS nëpërmjet hulumtimeve, ngjarjeve, trajnimeve, avokimeve dhe këshillave të drejtpërdrejta të politikës. Avancimi i ideve të reja dhe metodave të shkencave sociale janë gjithashtu vlerat thelbësore të qendrës. Çdo vit, QKSS publikon një numër të madh të raporteve, dokumente të politikave dhe dokumente të shkurtra të politikave. Gjithashtu, organizon më shumë se 200 evente publike duke përfshirë konferenca, tryeza të rrumbullakëta, debate dhe ligjërata në Kosovë, dhe në bashkëpunim me partnerët regjionalë dhe ndërkombëtarë. Një sferë e gjerë e aktiviteteve përfshijnë hulumtimet, ndërtimin e kapaciteteve, ndërgjegjësimin dhe avokimin.

https://qkss.org/en